JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Casillas i dha lamtumirën futbollit/ Buffon bën dedikimin prekës: Iker, pa ty do kishte më pak kuptim
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2020 22:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, i dha sot lamtumirën përfundimtare futbollit të luajtur. Mesazhet në drejtim të tij kanë qenë pafund, por spikat ai i rivalit të përjetshëm, Xhanluixhi Buffon.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, gardiani italian përshëndet Casillasin në dorëheqjen nga futbolli, duke vlerësuar figurën e tij dhe atë çfarë i ka dhuruar këtij sporti përgjatë viteve.

Buffon shkruan:

Thonë se konkurrenca na bën më mirë se të tjerët, por jo perfekt përballë vetes sonë. Ndoshta ky kërkim i kotë i përsosmërisë është ajo që na bëri ne që jemi. Faleminderit Iker, pa ty, gjithçka do të kishte pasur më pak kuptim”.

Kujtojmë që iker Casillas ka lënë pas një gjurmë të madhe në historinë e futbollit, duke qenë një nga më të mirët në rolin e tij.

Pesë trofe të La Ligas dhe 3 të Champions League janë ngritur nga ish-lojtari i Realit të Madridit me galaktikët, duke e shndërruar atë në një ikonë të këtij klubi.