JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E pazakontë/ Çifti i alpinistëve ngjiten në 3000 m lartësi bashkë me fëmijët e tyre të mitur
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05/08/2020 13:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse keni frikë nga lartësitë, largoni shikimin tani. Pse? Sepse një çift alpinistësh bashkë me fëmijeët e tyre, sapo kanë thyer rekordet duke arritur majën e një mali gati 3000 metra. Jackson dhe Freya Houlding, të moshës tre dhe shtatë vjeç, u ngjitën në malin e Piz Badile, në kufirin mes Zvicrës dhe Italisë me nënën dhe babain e tyre. Leo Houlding, 40 vjeç, shkoi me familjen në malin e lartë më 25 korrik, me djalin tre vjeçar Jackson, duke u bërë personi më i ri që arriti në majë, dhe Freya (vajza) e cila u ngjit në mal pa ndihmë.

Leo është mësuar të ngjisë disa nga majat më të rrezikshme në Tokë, me bashkëshorten e tij, Xhesika 41-vjeçare, ndërsa tani fëmijët po ndjekin gjurmët e tyre.Duke folur nga Bregaglia, Zvicër, Leo vlerësoi dy fëmijët e tij për arritjen ‘mbresëlënëse’, duke shtuar se Freya, e cila një javë më parë kishte mbushur 7 vjeç, ariti të ngjitej vetë.

Xhesika mbarti mbi shpinë djalin , i cili peshonte rreth 15 kg, ndërsa Leo mbante të gjitha pajisjet dhe ushqimin e kampeve, të cilat peshonin "pak më shumë". Mamaja e përshkroi udhëtimin si "të shkëlqyeshëm", duke thënë se ata "vazhdojnë të rritin nivelin çdo vit".

Burimi:Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania