Shpërthimi në Beirut u kthye në një tragjedi për Libanin!
Ende nuk është qartësuar shkaku real i shpërthimit masiv që ktheu përmbys makina theu xhama e shembi mure duke lënduar mijëra persona. Mediat lokale bëjnë të ditur se ka një rritje të bilancit të viktmave dhe numri ka shkuar deri në 50.
Abbas Ibrahim, shefi i Sigurisë së Përgjithshme Libaneze, tha se mund të ishte shkaktuar nga një material shpërthyes që u konfiskua nga një anije disa kohë më parë dhe u mbajt në port. Kanali televiziv lokal LBC tha se materiali ishte nitrat natriumi.
Dëshmitarët njoftuan se panë një re të çuditshme me ngjyrë portokalli në vend pas shpërthimit. Retë portokalli me gaz dioksidi të azotit toksik shpesh shoqërojnë një shpërthim që përfshin nitrate.
Një zyrtar i qeverisë izraelite tha që Izraeli "nuk kishte asnjë lidhje" me shpërthimin. Ai foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të diskutonte çështjen me median. Zyrtarët izraelitë zakonisht nuk i komentojnë "raportet e huaja".
Kështu tha Marwan Ramadan, i cili ishte rreth 500 metra nga porti dhe u rrëzua nga forca e shpërthimit.
Ministri i Shëndetësisë Hassan Hamad tha që numri ka shkuar në 50 të vdekur dhe më shumë se 2.500 të plagosur.
Burimi: nbcnewyork Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania