Teoritë për fundin e Universit janë të larmishme dhe të ndryshme nga shkencëtarë të ndryshëm. Për disa njerëz kjo gjë shkakton ankth se si do të jetë ai moment dhe çfarë do të ndodhë më pas. Por kur kozmologia Katie Mack mendon për fundin e gjithçkaje, kjo i jep asaj paqen. "Ka diçka, për të pranuar pafundësinë e ekzistencës, që është çliruese," shprehet ajo. Katie kujton ende momentin e parë kur ajo kuptoi se universi mund të përfundonte në çdo moment, teksa ishte me shokët e saj të klasës dhe profesorin e universitetit.
Ajo mësoi se shkencëtarët nuk e kanë idenë pse universi u zgjerua në mënyrën si u zgjerua dhe kjo do të thotë se ata gjithashtu nuk kanë asnjë mënyrë për të parashikuar fundin e tij. “Shumë aspekte të jetës moderne janë krijuar për të provuar të na bindin se ne jemi plotësisht të sigurt, të mbrojtur dhe në kontrollin e gjithçkaje përreth nesh. Dhe kjo thjesht nuk është e vërtetë”, shtoi ndër të tjera ajo.
Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania