Tronditet Lazio, rrezikon pjesëmarrjen në Champions League

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04.08.2020, 19:45

Juventusi, Interi, Atalanta dhe Lazio janë 4 ekipet që arritën të siguronin kualifikimin në Champions League këtë edicion të Serisë A.

Gjithsesi, nëse 3 të parat e kanë vendin e sigurt, e njëjta nuk mund të thuhet për Lazion. Kjo pasi vendi i katërt i renditjes në Serinë A, mund të mos vlejë kualifikimin direkt për në fazën e grupeve.

Duke qenë se nga sezoni i kaluar UEFA ndryshoi rregullat, duke vendosur që mes katër ligave të para më të forta, 4 ekipet e para të kualifikohen direkt, ajo anuloi rregullin se një shtet mund të përfaqësohet me 5 skuadra.

Një përfaqësim i tillë do të vinte nëse një ekip që është jashtë katërshes fiton Champions-in, apo fiton të drejtën e grupeve të Ligës së Kampioneve si kampione e Ligës së Europës.

Dhe ja tek Lazio frikësohet, duke qenë se për këto dy trofe janë ende në lojë Napoli dhe Roma. Të kaltrit janë në 1/ 8-at e Champions League dhe presin ndeshjen e kthimit me Barcelonën, ndërsa Roma në Ligën e Europës do të luajë me Sevijen, për 1/8-at me ndeshje teke.

Dhe rregullorja thotë kështu: Nëse Napoli fiton Champions-in, apo nëse Roma ia del të triumfojë në Ligën e Europës, Lazio e vendit të katërt do t’i hapë vend njërës prej të dyjave.

Prandaj, në kryeqytet, nga kjo javë do të nisin të bëjnë tifozllëk kundër Napolit dhe Romës, që të eliminohen sa më shpejt nga Europa, në mënyrë që kualifikimi i tyre në Champions, falë kampionatit të mos vihet në rrezik.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit