JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vaksina Covid-19/ Rusia planifikon testimin në tetor, kritikët: Është herët, po e përdor për prestigj!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04/08/2020 20:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rusia po planifikon të nisë një fushatë vaksinimi mbarëkombëtar në tetor me një vaksinë koronavirus që ende nuk ka përfunduar provat klinike, duke ngritur shqetësimin ndërkombëtar për metodat që vendi po përdor për të garuar në garën globale për zbulimin e vaksinës. Ministri i shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha se plani ishte të fillohej duke vaksinuar mësuesit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Ai gjithashtu i tha agjencisë së lajmeve shtetërore RIA që në mes të testimit të përshpejtuar, laboratori që zhvilloi vaksinën, tashmë po kërkonte miratimin rregullator për të.

Rusia është një nga vendet që nxiton të zhvillojë një vaksinë. Jo vetëm që një vaksinë e tillë do të ndihmonte në zbutjen e një krize shëndetësore në mbarë botën, që ka vrarë më shumë se 680,000, por gjithashtu do të bëhej një simbol i krenarisë kombëtare.Megjithatë kritikët shprehen se Rusia e ka përdorur garën si një mjet propagandistik, madje edhe në mungesë të provave shkencore të botuara për të mbështetur pretendimin e saj për gjetjen e vaksinës.

Burimi:The New Tork Times|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania