JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ngjashmëria e frikshme, David de Gea gjen sozinë e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2020 17:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kemi parë shpesh raste kur njerëz të thjeshtë ngjasojnë me futbollistë të ndryshëm, por një rast vërtet unikal vjen nga Anglia.

Portieri i Manchester United, David De Gea duket se e ka gjetur sozinë e tij. Bëhet fjalë për trajnerin anglez, Stuart Ketlell që ka ngjashmëri të frikshme me spanjollin.

Ka qenë vetë De Gea që ka postuar një foto të Ketlell në rrjetet sociale ku dhe shpreh habinë për ngjashmërine e madhe mes tyre.

I pari që reagoi në postimin e portierit spanjoll ka qenë shoku i skuadrës tek Manchester United, Markus Rashford që nuk e ka mbajtur dot të qeshurën, si jo pak njerëz të tjerë që kanë parë postimin.