JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rëndohet situata/ Katër viktima në 24 orët e fundit, rritet numri i pacientëve në dy spitalet Covid
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04/08/2020 17:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Raportohet se në spitalet Covid ka pasur një shtim të rasteve dhe të pacientëve që këkrojnë trajtim. Sipas njoftimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë kanë humbur jetën 4 pacientë, ndërsa janë regjistruar 130 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë, 23 prej tëcilëve janë në terapi intensive, ndërsa 7 të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 23 persona, duke e çuar numrin total të të shëruarve me Covid-19 në 3054. Ndërkohë 176 persona në total kanë humbur jetën si pasojë e virusit.