JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Fundi i një cikli/ Iker Casillas i thotë zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2020 15:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ka më dyshime. Iker Casillas ka varur zyrtarisht dorezat në gozhdë dhe nuk do zbresë më në fushën e lojës si futbollist.

Para 1 viti, spanjolli pësoi një goditje të rëndë në zemër dhe ishte pikërisht ky moment që e bëri t'i thotë stop futbollit.

Ai luajti disa ndeshje pas shërimit, por për fatin e keqq, trupi i tij nuk e lejoi të vazhdonte. Prej muajsh nuk luan më dhe sot ka ardhur zyrtarizimi i mbylljes së karrierës.

Casillas shkroi:

Gjëja më e rëndësishme është rruga që ju merrni dhe njerëzit që ju shoqërojnë, jo destinacioni që kërkoni, sepse me punë dhe përpjekje vjen. Mund të them pa hezitim se ka qenë rruga dhe destinacioni i ëndrrave”.

Kujtojmë që Iker Casillas doli nga akademia e Realit dhe fitoi gjithçka me këtë klub duke u shndërruar në një ikonë e madilenëve...