JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ronaldo do transferohej te PSG-ja, por pandemia prishi gjithçka
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/08/2020 14:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Francë kanë zbuluar një prapaskenë merkatoje. Kristiano Ronaldo po konsideronte një kalim tek skuadra e PSG-së gjatë muajit janar, por bisedimet mes portugezit dhe klubit francez u ndërprenë për shkak të pandemisë Covid-19.

Ronaldo pritet të qëndrojë tek Juventusi edhe gjatë sezonit 2020-2021, por mediat pretendojnë se ish-sulmuesi i Real Madridit kishte nisur bisedimet me PSG-në.

“France Football” shkruan se Ronaldo dëshiron të lërë Juventusin dhe të transferohet tek PSG. Sipas mediave pandemia e Koronavirusit ndërpreu bisedimet mes Ronaldos dhe klubit francez, dhe portugezi qëndroi në Torino.

Lajmi i bujshëm vjen vetëm pak ditë para përballjes që Juventusi luan në Champions kundër Lionit, ku sfidën e parë e kanë humbur 1-0.