JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E pazakontë/ Italia përfshihet nga reshjet e borës në mes të verës!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04/08/2020 14:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë për stinën ka ndodhur në Itali, ku mbrëmjen e djeshme ka rënë borë, si pasojë e valës së motit të keq që ka përfshirë rajonin e Stelvio, si dhe malet mbi Solda. Trashësia e dëboës arriti deri në 20 cm, ndërkohë që ishte lajmëruar sipas parashikimeve nga meteorologët se mund të kishte reshje dëbore mbi 2500 metra mbi nivelin e detit. Gjithashtu reshje dëbore priten edhe ditën e sotme, madje ka mundësi që zona e Lombardisë të përfshihet edhe nga stuhi të forta. Ndërsa nga ana tjetër mediat italiane kanë bërë të ditur se pavarësisht se jemi në muajin gusht, kjo është një gjë e pritshme në Stelvio.

Burimi:teleclubitalia.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania