Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Fushë-Prezë, ku taksisti 71-vjeçar, Abdulla Budlla, u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.
BW raporton se ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Mësohet se një person ka zbritur nga makina që udhëtonin autorët dhe ka qëlluar me breshëri.
Deri më tani dyshohet për ngatërrim personi, pasi në vendin që ndodhej taksisti kishte edhe persona të tjerë.
Ndërkohë që nga marrja në pyetje as viktima dhe as fëmijët e tij nuk figuron të kenë pasur konflikte të mëparshme që mund të kenë çuar në vrasjen e 71-vjeçarit. Djemtë e tij ishin prej vitesh në emigracion.