Me pandeminë mes nesh, futbolli nuk është më i njëjti. Stadiume të boshatisur, lojtarë që nuk i japin dorën njëri-tjetrit dhe ndryshime të rregullave pafund, e kanë bërë këtë lojë të mos duket e zakonshme.
Edhe sezoni i ri pritet të pësojë ndryshime të mëdha dhe disa prej këtyre ndryshimeve po aplikohen në Angli.
Federata Angleze e futbollit ka vendosur se nëse një lojtar kollitet qëllimisht në afërsi të kundërshtarit ose gjyqtarit të takimit, atëherë ai do të ndëshkohet me kartonin e verdhë ose të kuq.
Kjo për të respektuar masat anti-Covid dhe shihet nga specialistët si një masë shumë e mirë për t’u vendosur dhe që mund të parandalojë përhapjen e visurit. Të shohim sa do e respektojnë futbollistët gjatë ndeshjes...