JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Po ushqente peshqit, burri për pak pickohet nga gjarpri
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 04/08/2020 1:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë ka përjetuar makthin e jetës kur ka vendosur të ushqejë peshqit në një pellg. Ai ishte duke ushqyer peshqit dhe duke filmuar gjithçka në momentin kur një gjarpër kaloi pranë dorës së tij.

Ai ka publikuar pamjet në Reddit dhe në to duket momenti kur burri fut dorën në ujë bashkë me ushqimin ndërsa peshqit mblidhen dhe fillojnë të hanë por nuk ishin vetëm ata..

Papritur, një gjarpër shfaqet në ekran dhe nis të notojë pranë dorës së këtij personi ndërsa ai e largon me shpejtësi.

Pamjet kanë ngjallur reagimie online ndërsa njerëzit kanë diskutuar mes tyre sa i rrezikshëm është ky lloj gjarpri.

Pjesa më e madhe kanë shkruar se gjarpri s’përbënte rrezik për jetën pasi ishte prej uji dhe se nuk ishte për t’u shqetësuar.

Burimi: dailystar Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania