JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I vë flakën makinës të mashtrojë kompaninë e sigurimeve, pensionisti djeg 673 hektarë pyje
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 04/08/2020 1:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë që ka tentuar të mashtrojë një kompani sigurimesh ka djegur makinën në pyje duke i vënë flakën pyllit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Brazil ku Barroso Martins, 66 vjet, ka djegur 673 hektarë pyje në Araras, në Petrópolis, në rajonin malor të Rio de Janeiro.

Zjarri, i cili shkaktoi djegien me përmasat e 1.257 fushave të futbollit u shkaktua nga një skenë e improvizuar si aksidentale për djegien e një makine.

Martins është shprehur i pafajshëm dhe pretendon se makinën ia vodhën dhe ai më pas vrapoi në pyll për të shpëtuar.

Burimi: thecanadian Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania