S’ka burg që mban këtë mace të vogël. Pas një kohe të shkurtër ‘pas hekurave’ ajo ‘i ka shpëtuar’ policisë.
Të Shtunën, më 1 Gusht, një mace u kap nga policia e burgut dhe ‘u mbyll’ në burgun e sigurisë së lartë Welikada në Colombo, Sri Lanka.
Nuk ishte një kafshë shtëpiake e pafajshme duke eksploruar zonën pasi mbështjellë rreth qafës së maces kishte dy gramë kokainë, dy karta SIM dhe një çip brenda një qeseje plastike.
Për fat të keq, kjo është vetëm një nga format e shumta të kontrabandës së drogës apo objekteve të tjera që transportohen afër burgut.
Gjatë javëve të fundit, ka patur një rritje të raportimeve të sendeve që hidhen mbi muret rrethuese, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pako të vogla droge ose telefona celularë dhe karikues.
Siç është raportuar nga MailOnline, macja e ndaluar u arratis nga një qeli burgu në të cilën po mbahej të Dielën, më 2 Gusht.
Burimi: unilad Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania