Sulmuesi francez, Karim Benzema i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit duke thënë se ai po tenton debutimin në boks.
Ai thotë se sapo të përfundojë karrierën në futboll, atëherë do të përgatitet për një aventurë në boks.
Në një intervistë me kickbokserin Fouad Ebiri, Benzema ka thënë se i adhuron sportet luftarake, duke mos fshehur dashurinë për legjendën Mike Tyson.
Benzema u shpreh:
Kujtojmë që Karim Benzema vijon të gëzojë një formë të jashtëzakonshme sportive. Sulmuesi francez ka marrë për dore këtë sezon Real Madridin me golat e tij drejt fitimit të La ligës.