JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Theu xhamat e Prokurorisë dhe goditi një punonjës, arrestohet 39-vjeçari
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 03/08/2020 21:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një incident i pazakontë ndodhi sot në Tiranë. Një qytetar i acaruar theu xhamin e një zyre në Prokurorinë e Tiranës.

Bëhet me dije se qytetari e bëri këtë veprim pasi nuk po merrte përgjigje për një çështje ku ishte kallëzues.

Ndërsa mësohet se Policia e Tiranës ka arrestuar 39-vjeçarin, që theu xhamin e institucionit dhe po ashtu goditi një punonjës.

Është bërë me dije edhe identiteti i tij dhe është shtetasi Klodian Shkreta.

Njoftimi i policisë:

Bëhet arrestimi në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.