JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Studimi/ Pacientët me Covid-19 mund të preken nga çrregullime psikike
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04/08/2020 13:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas një studimi të fundit, më shumë se gjysma e pacientëve me Covid-19, është parë që më vonë kanë shfaqur çrregullime psikike. Një total prej 402 pacientësh në spitalin San Raffaele në Milano, u vlerësuan si pjesë e një projekti hulumtues për të parë ndikimet afatgjata të virusit në tru. U zbulua se një muaj pas largimit nga spitali, një numër i madh njerëzish vuanin nga stresi post-traumatik (PTSD), ankthi, pagjumësia ose depresioni. Sondazhi tregoi se më shumë se gjysma e pacientëve, 265 burra dhe 137 gra, përjetuan të paktën një nga këto çrregullime.

Bazuar në intervistat klinike dhe pyetësorët e vetëvlerësimit, mjekët gjetën PTSD në 28 % të rasteve, depresionin në 31 %, ankthin në 42 %, dhe pagjumësinë në 40 %, dhe në fund simptomat obsesive-kompulsive në 20 % .Gratë kanë më pak të ngjarë të vdesin nga Covid-19 sesa burrat, por ky studim zbuloi se ato janë më të rrezikuara të vuajnë nga ankthi i induktuar dhe depresioni, për shkak të ndryshimeve të funksionimit të sistemit imunitar tek burrat dhe gratë.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania