JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ndodh në Durrës/ Qeveria urdhëron banorët të boshatisin pallatin, qytetarja: Nuk ka pasur asnjë dëm!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 03/08/2020 20:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa aksioni për rindërtimin pas tërmetit të nëntorit ka vazhduar, mesa duket po shfaqen problematika dhe raste abuzimesh.I tillë është shqetësimi që kanë ngritur disa banorë të Durrësit në lagjen numër 9, pallati 1035. Kujtojmë se edhe ditën e djeshme shqetësimi i tyre u bë publik në median e News 24. Ndërkohë ditën e sotme, një qytetare dhe ish banore e asaj zone, ka shprehur të njëjtin shqetësim në një mesazh në redaksinë tonë, duke thënë se para 4 ditësh janë lajmëruar të gjithë banorët që të boshatisin pallatin.

Kjo pasi më datë 16 gusht është vednosur që ai të shembet, me justifikimin e rindërtimit nga tërmeti.Qytetarja shprehet se ai pallat nuk ka pasur aspak dëme nga tërmeti, madje as ekspertiza nuk është bërë që të shpallet apo jo i pabanueshëm.Ajo thekson se shembja është planifikuar të bëhet për shkak të pozicionit të favorshëm të tij, pasi vendi është një nga më të lakmuarit në Durrës.

Mesazhi:

Pershendetje Joq dhe te gjithe ndjekesit! Sot zgjodha ju per te denoncuar nje ceshtje shume shume te rendesishme dhe te rende .... Une jam nje vajze nga Durresi , banoj ne Rome por kam lindur dhe jam rritur ne te Rruga Milosao pall. 1035 lagja nr 9 DURRES ...dhe pikerisht per kte ju kontaktoj! Vetem para 4 ditesh ne Banoret e atij pallati na kan lajmeruar te boshatisim shtepite Tona sepse me DT 16 GUSHT PALLATI DO TE SHEMBET duke perdorur pretekstin e termetit!!!!! ABSURDE !!!! Ai pallat nuk ka pas asnje dem nga termeti ...dhe mbi te gjitha asnje ekspertize nuk eshte bere per te !!!! THJESHT AI ESHTE NE NJE NGA VENDET ME TE LAKMUAR NE DURRES fale pozicionit te tij !!! Jemi mbledhur te gjithe banoret ketu per te denuncuar kte ceshtje...por ju lutem na duhet edhe ndihma juaj !!! Eshte absurse qe sakrificat dhe Jeta e prinderve tane te hidhet poshte per te PANGOPURIT E SHTETIT Tone !!!!