JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nuk po shërohet ende nga COVID-19, te Real Madridi të shqetësuar për gjendjen e sulmuesit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/08/2020 16:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh, sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz është i infektuar me koronavirus dhe nuk po arrin ende të shërrohet.

Sipas medias spanjolle “El Chiringuito”, sulmuesi nga Republika Domenikane është prej më shumë se një jave i infektuar me COVID-19.

Lajmi fillimisht tronditi Realin pasi rrezikohej që të mos luhej ndeshja e kthimit për fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampioneve kundër Manchester Cityt, por tani nuk ka rrezik.

Shqqetësues është fakti se lojtari nuk ka simptoma por ende nuk po del negativ.

Ditën e nesërme, sulmuesi dhe e gjithë skuadra do të kryejë testin e tretë për të kuptuar gjendjen e plotë shëndetësore.