JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përflitej për largim nga Juventusi, Ronaldo merr vendimin përfundimtar për të ardhmen
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/08/2020 13:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej dy vitesh në Torino, Cristiano Ronaldo përflitet shpesh edhe për largim nga Juventusi, megjithatë, duket se portugezi nuk e shkon nëpërmend diçka të tillë.

Pas fitimit të titullit kampion, CR7 lëshoi ndër të tjera dhe një të dhënë të rëndësishme për të ardhmen e tij.

35-vjeçari u shpreh:

Tani të ecim përpara për titullin tim të tretë”.

Kështu ai ka bërë të qartë vullnetin e tij për të vijuar karrierën në Torino.

Në këtë periudhë është folur shpesh për një largim të tij nga Juve në fund të sezonit por me sa duket portugezinuk ka ndërmend të ndryshojë destinacion.

Ronaldo mbylli sezonin e tij të dytë në Itali në kuotën e 31 golave duke treguar se ka ende për të dhënë futbollin e luajtur.