Kampionati më i çuditshëm në historinë e futbollit italian përfundoi në mbrëmjen e 2 gushtit me shpëtimin e Genoas, e cili mundi Veronën me rezultatin e thellë 3-0, dhe rënien e Lecce, i cili u mund 3-4 në shtëpi nga Parma.
Të shtunën në mbrëmje Juventus festoi kampionatin e nëntë radhazi, Inter mundi Atalanta duke e mbyllur sezonin në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se bardhezinjtë. Lazio me golashënuesin më të mirë të kampionatit italian dhe të pesë ligave kryesore europiane, përfundoi e katërta, vend që i siguron pjesëmarrjen në Champions League, por me një yll.
Napoli dhe Roma siguruan një vend në grupet e Europa League, ndërsa Milanit do t'i duhet të luajë në fazën elimintarore.
Në Serinë B së bashku me Lecce, përfunduan edhe Spal dhe Brescia.
Këto janë të gjitha verdiktet:
Titulli: Juventus
Në Champions League: Juventus, Inter, Atalanta e Lazio (nëse Napoli dhe Roma nuk fitojnë Champions dhe Europa League)
Në Europa League: Napoli (fitues i Kupës së Italisë) dhe Roma, por të dy mund të kualifikohen në Champions League në rast se fitojnë kupat e tyre përkatëse evropiane. Në atë rast Lazio do të shkonte në Europa League
Në fazën paraeliminatore: Milani (nëse Roma fiton në Europa League, kuqezinjtë në grupe dhe Sassuolo në paraeliminatore)
Bien nga kategoria: Lecce, Brescia dhe Spal
Golashënues: Ciro Immobile (Lazio) me 36 gola, fitues i Këpucës së Artë
Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania