JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

CR7 i premton besnikëri Juventusit: Dua titullin e tretë të Serisë A
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/08/2020 23:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me një postim në profilin e tij në Instagram, Cristiano Ronaldo ka mbyllur përfundimisht thashethemet se ai dëshironte të ishte pjesë e projektit të ri të Newcastle apo edhe nga një rikthim i bujshëm te Real Madrid dhe tashmë vendos objektivin për sezonin e ardhshëm. Kontrata e Cristiano Ronaldos me Juventusin skadon më 30 qershor 2022, kur portugezi të ketë mbushur 37 vjeç.

Jam i lumtur që fitova dy nga nëntë kampionatet e Serisë A me Juventus! Disa njerëz do të mendojnë se ishte e lehtë, por nuk ishte! Vit pas viti me talent, përkushtim dhe punë të palodhur ju mund të arrini objektivat dhe të bëni më mirë se më parë! Të synojmë titullin tim të tretë!

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 31 gola në 33 ndeshje këtë sezon dhe pas fitores së titullit ai ishte shprehur në lidhje me të ardhmen e tij:

U krye! Kampionët e Italisë. I kënaqur për kampionatin e dytë radhazi dhe për të vazhduar ndërtimin e historisë së këtij klubi të shkëlqyeshëm. Ky titull i kushtohet të gjithë tifozëve të Juves, në veçanti për ata që kanë vuajtur dhe po vuajnë nga pandemia që na ka kapur të gjithëve në befasi duke përmbysur botën. Nuk ishte e lehtë! Guximi juaj, qëndrimi juaj dhe vendosmëria juaj ishin forca që na duhej për t’u përballur me këtë mbyllje të ngjeshur të kampionatit dhe për të luftuar deri në fund për këtë titull që i përket gjithë Italisë. Një përqafim i madh për të gjithë ju! ".