JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kupa e Shqipërisë/ Teuta feston me trofe 100 vjetorin e klubit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/08/2020 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka përfunduar në stadiumin "Air Albania" finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Teutës dhe Tiranës, ku fitues kanë dalë durrsakët me fitoren e pastër 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini gjeti menjëherë avantazhin pasi vetëm 3 minutash lojë kur Rustem Hoxha zhbllokoi shifrat.

Megjithë përpjekjet e kampionëve të freskët të Kategorisë Superiore, Teuta administroi rezultatin dhe pjesa e parë u mbyll 1-0.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, ku pavarësisht përpjekjeve të bardhebluve të kryeqytetit, ishte sërisht Teuta që gjeti golin me anë të mesfushorit Lorenco Vila në minutën e 78-të.

Rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund, me Teutën që feston në mënyrën më të mirë të mundshme 100 vjetorin e themelimit të klubit.