JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dasmorët bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, dalin e kërcejnë mes rrugës
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02/08/2020 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa vendi po kalon një periudhë të vështirë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë njerëz duket se nuk po e vrasin mendjen shumë për këtë gjë. I tillë është edhe fakti se përkundër rregullave dhe ndalimeve për grumbullimin e shumë personave, siç janë dasmat, shqiptarët nuk janë ndalur aspak. Ndërkohë, ditën e sotme një rast i pazakontë ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku disa dasmorë kanë bllokuar autostradën Tiranë-Durrës, duke u bërë kështu pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera. Nga pamjet ata duket se janë shumë të gëzuar dhe kanë ndaluar makinat dhe kanë dalë duke festuar dhe kërcyer në rrugë.