JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zëvendëson Higuain/ Sulmuesi shqiptar realizon ëndrrën, debuton me ekipin e parë të Juventusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/08/2020 23:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni ka realizuar mbrëmjen e sotme ëndrrën e tij për të debutuar në elitën e futbollit italian Serinë A.

Futbollisti, i cili është pjesë e Juventusit, zëvendësoi veteranin Gonzalo Higuain 11 minuta nga fundi i lojës kundër Romës të fituar nga këta të fundit me rezultatin 1-3

Vrioni ishte grumbulluar disa herë gjatë kësja periudhe nga tekniku Mauricio Sarri, por nuk kishte gjetur hapësira, duke ditur se Juventusi ka shunmë yje të rangut botëror.

Gjithsesi, akulli u thye dhe tashmë rruga drejt të ardhmes për të është e hapur.

Padyshim një moment historik ky për djaloshin kuqezi, teksa një futbollist shqiptar zbret në “Alianz Stadium” me fanellën e një prej klubeve më të mëdha në botë mbi shpinë.