Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit.
Edhe sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi shifra shqetësuese. 4 qytetarë humbën jetën dhe 120 raste të reja u regjistruan në të gjithë vendin.
Mësohet se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Qyteti më i prekur nga koronavirusi është Tirana, ku aktualisht regjistron 1251 raste aktive. Nga 120 rastet e orëve të fundit, numri më i lartë është në kryeqytet, plot 57 të infektuar.