Ndizet drita jeshile nga Agjencia Italiane e Barnave për nisjen e testimit të vaksinës kundër koronavirusit. Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen e saj në internet AIB ka autorizuar kërkimet e fazës së parë për vaksinën kundër Covid-19, që do të jetë produkt i kompanisë bio-teknologjike RaiThera, me qendër në Castel Romano në Lacio.
Vaksina italiane do të quhet GRAd-COV2 dhe tashmë ka marrë një reagim pozitiv nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali.
Prandaj, studimet e fazës së parë do të fillojnë menjëherë me qëllim vlerësimin e sigurisë së vaksinës, e cila duhet të jetë në gjendje të kundërveprojë me virusin përgjegjës i njohur si SARS-CoV-2.
AIB ka njoftuar gjithashtu se cilat do të jenë fazat e ardhshme të studimit, të cilat do të përfshijnë, të paktën fillimisht, 90 persona vullnetarë të shëndetshëm, nga të cilët 45 me një moshë midis 18 dhe 55 vjeç, ndërsa gjysma tjetër do të jenë individë me midis moshave 65 dhe 85 vjeç.
Aktualisht janë rreth 200 studime, kandidatë të mundshëm të shpërndarë në të gjithë botën që mund të zhdukin virusin përgjegjës për pandeminë që ka gjunjëzuar botën, por më të njohurit janë 6, përfshirë edhe bashkëpunim midis Italisë dhe Universitetit të Oksfordit.
Burimi: Money.it Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA