JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Merret vendimi/ Maqedonia lejon dasmat në restorante, këto janë kushtet
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01/08/2020 16:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas kërkesës së Odës së Hotelierëve të Pavarur dhe të Shoqatës së Artistëve të Estradës, për heqjen e kufizimeve dhe ndalimeve të çdo lloj eventi muzikor, si dhe dasmat në restorante apo hotele të ndryshme, është vendosur që të shqyrtohet kërkesa. Kërkesa është marrë në shqyrtim nga Komisioni për Sëmundjet Infektive. Është kërkuar që të lejohet performimi e artistëve të estradës nëpër restorante.

Këto dy shoqata kanë njoftuar se kanë pasur një takim me Komisionin përgjegjës të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë parashtruar kërkesat e tyre.

Ata kërkuan ndryshimin e pikës së 13 të Protokollit, ku në dasma apo ahengje të lejohen këto kushte:

Lejohet performimi i artistëve të estradës në restornate (objekte hotelierike) në hapësira të posaçme ku do të duhet të ruhet distanca mes orkestrës, së paku dy metra. Po ashtu duhet të ruhet distanca e artistëve (orkestrës) edhe me tavolinat e mysafirëve (së paku dy metra). Gjatë performimit apo ahengut, ndalet lëvizja e këngëtarit drejt tavolinave të musafirëve apo nëpër objektin hotelierik. Orkestri dhe pronari i lokalit kanë detyrim që situatën ta mbajnë nën kontroll dhe nuk duhet të lejojnë që të krijohen situata të pakontrollueshme.