JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Detaje/ Si u qëllua nga dritarja e shtëpisë së pabanuar 50-vjeçari në Fier?
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01/08/2020 15:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesnatën e djeshme në Fier ndodhi një atentat.Ngjarja u regjistrua në lagjen Mbrostar-Ferko rreth orës 00:30, dhe mbeti i plagosur një 50-vjeçar i identifikuar si shtetasi Nihat Xhaferraj. Sipas të dhënave shkak eshtë bërë një konflikt i mëparshëm mes dy fiseve në Selenicë të Vlorës. Atentati ka shokuar familjarët dhe kanë mbetur të frikësuar. Xhaferraj kishte marrë urdhër mbrojtjeje pas ngjarjeve dhe vrasjeve që kishin ndodhur në fisin e tij dhe prej disa kohësh strehohej në shtëpinë e tezes së tij.

Ndërkohë autorët kanë zbuluar vendndodhjen e tij dhe kanë hyrë në oborrin e shtëpisë ku fshihej 50-vjeçari. Ata janë stehuar në një bansesë aty afër, e pabanuar, ndërkohë që kanë tentuar vrasjen e Xhaferrajt. Por shënjestra ka shpëtuar mrekullisht vetëm me një plagosje në krah. Ende nuk dihet se me çfarë arme kanë qëlluar autorët dhe më pas janë larguar dhe kanë djegur automjetin e tyre në Levan.