JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shokët mesazh për të riun që u mbyt në Drin: U prehsh në paqe, do jesh gjithmonë në zemrat tona
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/08/2020 14:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme një 18-vjeçar u mbyt në lumin Drin.

Në detajet që pasuan ngjarjen e rëndë u raportua se Edison Zuna po bënte rafting në ujërat e lumit Drin me tre shokë të tij në momentin kur ka rënë nga varka dhe është mbytur në lumë.

Rrjedha e lumit e mori me vete për të paktën 6 km duke e nxjerrë në fshatin Selane.

Miqtë e tij kanë shkruar sot në redaksinë e JOQ Albania duke nisur foto të tij me dedikime prekëse: “U prehsh në paqe”, “Gjithmonë në zemrat tona”.

Ndërsa kanë kërkuar që dedikimet e tyre të ndahen me të tjerët për t’i dhënë kështu një lamtumirë të fundit mikut të tyre.

Mesazhi i shokëve të të riut për JOQ Albania:

JOQ Albania, eshte i riu 18 vjecar qe vdiq dje ne lumin Drin i Zi, Luzni, Diber.