JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E pazakontë! I infektuari me koronavirus lë spitalin për të shkuar në dasmë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/08/2020 14:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kosova është prekur gjerësisht prej koronavirusit duke u referuar në rastet e raportuara së fundmi dhe në numrin e viktimave.

Ndërsa së fundmi është shënuar një ngjarje e pazakontë pasi një person krejtësisht i papërgjegjshëm ka rrezikuar të bëhet shkak për infektimin e të tjerëve.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një person i shtruar në spitalin Infektiv kishte ikur prej spitalit fshehtas për të shkuar në një dasmë.

Ende nuk dihen masat që janë marrë ndaj këti personi që ka thyer çdo protokoll siugurie të mundshëm.

Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje Skype për Report Tv tha:

Janë organizuar çmenduri të tilla (i referohet dasmave) ka ndikuar në përhapjen e pandemisë në mënyrë masive. Shumicën e rasteve ku ka shumë të prekur janë nga këto çmenduri masive që njerëzit gjatë kësaj kohë. Madje ka pasur një rast që ka ikur nga spitali për të shkuar në një dasmë.