JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I nxehti afrikan ‘mbërthen’ Europën, temperaturat kalojnë 40 gradë Celsius
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/08/2020 12:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vapa ka filluar të ndihet së tepërmi veçanërisht ditët e fundit ndërsa mësohet se masa ekstreme të nxehti me origjinë nga Afrika kanë pushtuar Mesdheun dhe shtete të Evropës Perëndimore.

Gjithë kontinenti Europian po përshkohet nga një valë ekstreme të nxehti me temperatura që kalojnë 40 gradë.

Në Romë, autoritetet një ditë më parë udhëzuan fëmijët dhe të moshuarit të evitojnë daljet në orët e mesditës pasi termometri shënoi vlerën më të lartë të vitit.

Në romë qytetarët kanë zgjedhur të freskohen në shatërvanët historikë.

Roma është e bukur por në orët e nxehta është e pamundur të lëvizësh përqark, ndaj humbet kohën në qytet.

Kështu është shprehur një qytetare.

Në Francë dje trmometri shënoi mbi 42 gradë Celsius, ndërsa qytetarët kanë shprehur trishtimin se u duhet të përdorin maska në vende publike edhe në temperatura kaq ekstreme.

Njerëzit me zor i mbajnë maskat në një valë të nxehti si kjo, janë vërtet të padurueshme.

Në Britaninë e Madhe vapa nxori qytetarët në parqe me gjithë kufizimet prej koronavirusit, ndërsa në Spanjë, preferenca e banorëve ishin brigjet në hije të liqeneve dhe lumenjve.

Kujtojmë se edhe në vendin tonë termometri ka prekur 40 gradë Celsius ndërsa gushti parashikohet po ashtu me temperaturë ekstreme.