JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Drita misterioze shfaqen në qiell, banorët: Janë alienë!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01/08/2020 10:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e provincës Guangdong, në Kinë po pyesin veten nëse disa qenie jashtëtokësore kishin ndaluar për një vizitë në Tokë kur një mori dritash shumëngjyrëshe u shfaqën në qiell gjatë natës.

Ne nuk e kemi idenë si duket një anije kozmike e alienëve, duke pasur parasysh faktin që në Tokë nuk kemi parë kurrë krijesa nga ndonjë planet tjetër për të na treguar teknologjinë e tyre, por kur drita të çuditshme shfaqen në qiell kjo është gjëja e parë që të gjithë mendojmë. Supozohet që është diçka e natyrshme pasi media gjithmonë i ka përshkruar UFO-t si krijesa të cilat janë të dekoruara me drita krishtlindjesh me një rreze të madhe që pasqyrohet në Tokë, kështu që nuk mund t’i fajësojmë këta banorë kinezë të cilët kanë arritur në këtë përfundim.

Pas gjithë ngjarjeve të papritura që kanë ndodhur në 2020 shfaqja e alienëve nuk do ishte çudi por Byroja Meteorologjike e qytetit Shenzhen e hodhi poshtë këtë teori duke thënë se ishte thjesht një fenomen natyror që ndodh kur klima është e ftohtë dhe kristalet e akullit si edhe reflektimi i dritës së hënës qëndrojnë në ajër.

Burimi: UNILAD Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA