Sezoni i ri i futbollit po vjen shumë shpejt dhe ekipet janë duke u përgatitur, pavarësisht faktit se nuk kanë shumë kohë në dispozicion.
Pandemia shtyu gjithçka dhe duket se kësaj here nuk ka kohë për pushime verore. Në hall të madh është Bayerni i Mynihut, që i duhet të luajë në Champions League gjatë gjithë gushtit.
Nëse gjermanët shkojnë deri në finale, duket e vështirë për ata që të kenë pushime vere. I
deja e trajnerit është që t’i japë secilit të paktën 14 ditë leje, por kjo do të thoshte që për ndeshjen hapëse të Bundesligës, Bayerni të zbriste në fushë vetëm me 9 ditë stërvitje, duke qenë se finalja Champions është më 23 gusht.
Një tjetër problem për Bajernin është edhe Federata gjermane, e cila ka në program më 3 shtator ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës.
Madje, sikur të mos mjaftonte kjo, më 11 shtator nis edhe Kupa e Gjermanisë, e cila hap vërtet skenarë të frikshme.
Për momentin qarkullojnë fjalë se ndoshta Bayerni mund të kërkojë shtyrjen e dy takimeve të para të kampionatit, për t’i rikuperuar në vazhdim e sipër të sezonit, ose starti i Bundesligës mund të shtyhet për një apo dy javë më pas datës 18 shtator.
Diçka e tillë do të bisedohet në mbledhjen e 4 gushtit dhe do të vendoset për gjithçka.