JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kërcet arma në mesnatë/ Plagoset 50-vjeçari, autorët largohen me makinë dhe i vënë flakën mjetit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/08/2020 9:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë është plagosur me armë zjarri në banesën e tezes së tij në Fier rreth orës 00:30.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.