JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vrasja e Regis Runaj/ 23-vjeçari bëri rezistencë dhe u konfliktua me autorët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/08/2020 9:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Regis Runaj është 23-vjeçari që u masakrua me thikë më 29 korrik në Elbasan ndërsa trupi i pajetë u gjet pranë varrezave të qytetit.

Pas autopsisë së kryer rezulton se Runaj ka bërë rezistencë ndaj agresorëve duke u përpjekur t’i shpëtonte sulmit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në duart e viktimës, janë gjetur shenja të prerash të cilat tregojnë se ai është konfliktuar fizikisht me autorët të cilët ende nuk janë identifikuar.

Dyshohet se Runaj u vra në vendin ku dhe u gjet trupi pasi autorët dhe viktima zgjodhën qëllimisht një vend të pandriçuar për t’u takuar mes tyre.

Policia ka njoftuar se se po analizohen edhe tabulatet telefonike të viktimës për të parë se cilat janë personat që ai ka kontaktuar orët e fundit përpara se të qëllohej disa herë me thikë në shpinë.

Po ashtu janë sekuestruar edhe kamera sigurie të bizneseve në lagjen “Emin Matraxhiu”, në rrugën dyshohet se kanë përshkuar autorët.

Burimet bëjnë me dije se konflikti mes tyre ka qënë i menjëhershëm pasi duket se diçka nuk ka shkuar mirë në momentin e takimit.

Në pistën e hetimeve janë pazaret e drogës por nuk përjashtohet edhe një lidhje e mundshme me vrasjen e Emiljano Ramazanit disa ditë më parë pasi Ramazani dhe Runaj kanë qënë shokë mes tyre.

Ngjarjen e raportuan në polici kalimtarë të rastit që kanë parë viktimën e pajetë në rrugë.