JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ndërron jetë prej koronavirusit ish-zyrtari i Gjykatës Kushtetuese
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/08/2020 7:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatë Kushtetuese, Shefqet Berisha ka humbur jetën prej koronavirusit.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga kolegu i tij Bashkim Perçuku.

Ai ka shkruar një status në Facebook ku njofton se kolegu i tij ka ndërruar jetë prej koronavirusit ndërsa shpreh edhe ngushëllimet për familjarët e tij.

Sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e kolegut tonë të dashur Shefqet Berisha (nga virusi Covid19). I shprehim ngushllime familjes, kolegëve dhe shoqërisë, duke e përkujtuar përgjithmonë, si intelektual, profesionist, vizionar, i pa lodhshëm, i buzëqeshur, të gjitha...

Duket se në Kosovë pandemia e koronavirusit nuk njeh më limite pasi në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 15 persona dhe janë infektuar 226 të tjerë.