JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Lindi teksa ‘luftonte’ me Covid-19/ Infermierja pëson dëmtim në tru, harron që ka qenë shtatzënë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01/08/2020 2:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë që lindi ndërsa po luftonte me koronavirusin, ka humbur kujtesën se ka qenë shtatzënë dhe ka lindur vajzën e saj, tani tre muajshe, për shkak të një dëmtimi në tru. Sylvia LeRoy, një infermiere 35-vjeçare në Qendrën Mjekësore Spitalore Universitare Brookdale në Brooklyn, New York, ishte 30 javëshe shtatzënë kur pësoi arrest kardiak më 12 prill, dy javë pasi u diagnostikua me Covid-19.

Pasi u stabilizua, ajo u dërgua në dhomën e urgjencës për të lindur vajzën e saj. Katër minutat që ajo kaloi pa oksigjen, i shkaktuan një dëmtim serioz në tru dhe i dëmtuan kujtesën. Duke folur për New York Post, motra më e madhe e Sylvia, Shirley Licin, zbuloi që nëna e dy fëmijëve mezi mund të flasë dhe nuk mban mend që ishte shtatzënë.

Sylvia ishte gjashtë muajshe shtatzënë teksa punonte në Qendrën Mjekësore të Spitalit Universitar Brookdale, ku ka të ngjarë të jetë infektuar me koronavirus. Ajo u shtrua në spital më 27 mars dhe u testua pozitive për Covid-19 dhe u vendos në një ventilator për një javë rresht, por teksa familja e saj mendoi se po përmirësohej, ajo pësoi arrest kardiak.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania