SHBA nënshkruan kontratën 2 miliard dollarëshe për zbulimin e vaksinës Covid-19

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.08.2020, 00:30

Gjigantët e ilaçeve GlaxoSmithKline dhe Sanofi Pasteur thanë të premten se kanë arritur marrëveshjen me qeverinë federale amerikane për të paguar deri në 2.1 miliardë dollarë, në mënyrë që kërkimet për vakisnën Covid-19 të ecin përpara. Kompanitë kishin thënë në prill se do të punonin së bashku për të bërë një vaksinë kundër Covid-19, duke përdorur teknologjinë e vaksinës të "Sanofi" dhe ndihmësin e Glaxo, një përbërës që rrit fuqinë e një vaksine.

Tani ata kanë një marrëveshje me qeverinë e SHBA për të prodhuar deri në 100 milion doza vaksina vitin e ardhshëm, me një mundësi për 500 milion doza të tjera. Ky është njoftimi më i madh i financimit për një vaksinë të "Operacionit Warp Speed" deri më tani.

"Nevoja globale për një vaksinë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19 është masive, dhe asnjë vaksinë apo kompani e vetme nuk do të jetë në gjendje të përmbushë kërkesën globale vetëm," tha Thomas Triomphe, nënkryetar ekzekutiv dhe kreu global i Sanofi Pasteur, në një deklaratë. Kompanitë thanë që ata planifikojnë të fillojnë një studim të kombinuar të fazës 1/2 të sigurisë në shtator, me një provë të përparuar të efikasitetit të fazës 3, nëse gjithçka shkon mirë, deri në fund të vitit.

Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit