Një i pafe si Rama! Ditën me ‘Fjalë të Shenjta’, natën plas kumari te “Plazza” ngjitur me Kishë e Xhami

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.07.2020, 22:40

Besojmë se i kujtoni postimet në Facebook të pashait të Surrelit me ‘Fjalë të Shenjta’ nga Kurani e Bibla. Dy librat më të shenjtë të besimit në botë të cilat udhëzojnë këdo që kërkon të afrohet me Zotin. Por pashai nuk njeh Zot e as fe. Po ta njihte, nuk do të lejonte ngritjen e një kazinoje në zemër të Tiranës. Bëhet fjalë pikërisht për kazinonë që pritet të hapet së shpejti në Hotel Plazza. Me të dyja këmbët, piktori i zhgarravinave, pasi shkeli mu në mes të Tiranës sixhaden ku besimtarët musliman po faleshin, këtë herë shkeli edhe ligjin.

Sipas ligjit, edhe nëse janë me licencë, hapja e kazinove nuk lejohet në qendër të qyteteve, por vetëm në “Resorte-hotele me 5 Yje”; të cilët ndodhen jashtë “vijës së verdhë” të qendrave të populluara. Me Udhëzim Nr. 5, datë 09.01.2017, të firmosur nga Ish-ministri Arben Ahmetaj, “klient çift” i hotel “Plazza”; përcaktohet ky detyrim: Shoqëritë e licensuara për lojëra fati të çdo lloji, nuk mund të ndërtojnë, blejnë, ose marrin me qira e të hapin akvitet biznesi të tillë; më afër se 100 metër në vijë ajrore, largësi nga institucionet fetare, arsimore, kulturore e shtetërore.

Në rastin konkret, hotel “Plazza” që ka hapur kazino “Maritim” brenda saj; është 62 metër larg qendrës fetare “Helevitike”, 35 metër larg Xhamisë së Tiranës e Bashkisë Tiranë, 85 metër larg Xhamisë së Re, 100 larg katedrales katolike, 40 metër larg Ministrisë së Brendshme, 25 metër larg KLSH e disa institucioneve të tjera.

Atëherë përse brenda këtij përimetri pashai i sarajeve të Surrelit lejoi hapjen e një kazinoje?! Në fillim të vitit 2019, pashai la pa punë afro 13 mijë njerëz të cilët ishin pjesë e shërbimit të Llotove. Pasi i hodhi ata në rrugë, pashai lejoi ngritjen e kazinove. Vetëm një i pafe si ai dhe një shkelës i plotë i ligjit mund të arrinte në këtë pikë. E mos u habisni kur në dyert e kazinove të shihni zyrtarët e qeverisë, pasi kazinoja është cilësuar gjithmonë si vendi ku pasanikët dëfrehen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit