Kush është shoferi që i ka mbyllur gojën me miliona lekë të gjitha institucioneve?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.07.2020, 21:38

E keni menduar se të qenurit shofer mund t’ju bëjë një ditë pronar të një kompanie ndërtimi?! Madje edhe më tëpër. Të arrish të zaptosh një tokë publike e të nisësh e të ngresh mbi të gradaçela... këtë arritje Bardhjus Bushaj nuk e kishte menduar as në ëndrrat e tij më të bukura.

Një çunak nga Fieri i cili përdorej nga lloj e soj njerëzish, sot është pronar me 100% të vlerës në një kompani ndërtimi. Ajo pak mushkëri e gjelbërt që i ka mbetur Tiranës, një copëz pjesë do e gllabërojë pikërisht ai ish-shoferi nga Fieri që një ditë u zgjua si princ. Por çiraku mbetet çirak... thotë një shprehje, pasi pas ‘Justit’ nga Fieri fshihen oligarkët e vërtetë të vendit të cilët kamuflohen nën hijen e atyre që u kanë fshirë këpucët gjithë jetën.

Pak kohë më parë JOQ ka shkruar për rastin në fjalë. Por pa u shqetësuar për pronën ku do të ndërtohet. Pa u shqetësuar se çfarë dhe kush preket nga ai ndërtim. Madje pa u shqetësuar edhe për dëmet ekologjike, tek ish-Lion Park ka nisur hedhja e themeleve të gangrenës së betonit. Së fundmi pranë redaksisë së JOQ ka mbërritur një mesazh ku ngrihet shqetësimi se me tokën në fjalë po bëhen abuzime të mëdha, por mbi të gjitha edhe ndaj banorëve.

Qytetari thotë se përveç hapësirës publike, çunaku i Fierit po u rrëmben edhe lirinë e daljes. Skelat e vendosura nga kompania e tij kanë bllokuar hyrje-daljet e pallatit duke i detyruar banorët të karantinohen sërish, derisa të ngrihet gradaçela e grupit të oligarkëve.

Qytetari shkruan:

Tek ish-Lion Park po ndërtohet një pallat me tokë pa leje dhe jo të rregullt, dhe ndërkohë i është zënë hyrja dhe i janë shkaktuar dëmë pallatit egzistues ngjitur me Lion Park. I është zënë hyrja banoreve dhe nuk mund të dalin. Plus dëmeve të shkaktuara në pallat. Shiko afërsinë me objektin. Do vrasin njerëz.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit