JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Koronavirusi po kap majat, zhvishen doktoreshat e reja
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31/07/2020 20:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në fund të vitit të kaluar një studim i cili kritikonte mjekët për publikimin e fotove me bikini gjatë pushimeve është kthyer sërish në qendrën e vëmendjes. Studimi u botua u botua fillimisht nga Revista e Kirurgjisë Vaskulare (JVS) por u bë viral pasi u shfaq në numrin e revistës Gusht 2020. Sipas raportimeve studimi nuk ishte bërë nga një grup ekspertësh të çështjeve etike dhe profesionale por nga tre burra të cilët nëpërmjet krijimit të disa adresave të rreme bën publike kritikat ndaj ekipeve të mjekësisë.

Megjithatë i ashtuquajturi studim, nxiti mbështetje tek disa persona në internet të cilët po ashtu binin dakord se mjekët nuk duhet të postojnë foto me bikini në rrjetet sociale. Kjo ka ngjallur pakënaqësi te mjekët të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë krijuar një hashtag #MedBikini. Mjeket kanë postuar foto me rroba banje dhe uniformë, për të kundërshtuar këtë studim seksist.

Një studente e mjekësisë shkruan:

Ky është postimi më i keq #MedBikini që kam lexuar dhe më vjen keq nëse Dr. Candice Myhre e ka shpërndarë këtë foto. Por unë mendoj se të gjithë duhet ta shohim dhe lexojmë. Veshja me bikini nuk e largoi atë nga detyra e saj si mjeke. Nuk e dëmtoi atë. Në të vërtetë ajo shpëtoi një jetë.