JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Apple shtyn prezantimin e iPhone 12
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31/07/2020 19:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kompania Apple ka shtyrë për në tetor prezantimin e modelit të ri të iPhone 12. Gjigantët e Apple njoftojnë se shkak për shtyrjen e datës së hedhjes në treg të modelit të fundit është bërë pandemia. Lajmi u dha gjatë prezantimit të të ardhurave të grumbulluar nga Apple gjatë këtij viti.

Hedhja në treg e iPhone 12 ishte planifikuar në muaj shtator, atëherë kur kompania ka pasur traditën e prezantimeve. në maj, këshilltari i Apple, Jon Prosser zbuloi planet e Apple për të lëshuar katër modelet e reja të iPhone 12 me çmime konkuruese. Përkatësisht iPhone 12 do të kushtojë 649 dollarë, iPhone 12 Max – 749 dollarë, iPhone 12 Pro – 999 dollarë, dhe iPhone 12 Pro Max – 1,099 dollarë.