JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Interi nuk dorëzohet për Messin, bën gati ofertën stratosferike
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/07/2020 19:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Po përflitet prej javësh dhe tashmë kalimi i Messit tek Interi nuk është më thjesht një thashethem.

Interi po përgatitet për një ofertë stratosferike dhe së fundmi nga Italiajanë zbuluar edhe disa shifra për pagën që mund ta fitojë argjentinasi nëse transferohet te klubi italian.

Te Interi kanë planifikuar një buxhet prej 260 milionë euro për të kënaqur kërkesat ekonomike të lojtarit.

Messit do t’i ofrohet një pagë prej 50 milionë euro për 4 sezone (200 milionë euro), shifër që e tejkalon gati dyfish pagën aktuale të Cristiano Ronaldos tek Juventusi.

Pikërisht kjo është strategjiaqë kërkon të përdorë Interi për të bindur argjentinasin.

Vlen të përmendet fakti se Messi është mjaft i acaruar me situatën tek Barcelona, veçanërisht me trajnerin aktual të skuadrës, Setien dhe largimi nga Barcelona nuk shihet më si i pamundur.

Interi është duke pritur prapa derës...