Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me mbytjen tragjike të të riut në Dibër. Edison Zuna është 18-vjeçari që gjeti vdekjen tragjike dhe u mbyt në ujërat e lumit Drin ditën e sotme. Së bashku me 3 shokë, po bënte rafting në ujërat e lumit Drin teksa mësohet se ka rënë nga varka dhe është mbytur në lumë.
Ata mendohet se janë nisur nga Ura e Topojanit ndërsa më pas 18-vjeçari ka rënë nga varka plastike dhe për pasojë ka humbur jetën. Rrjedha e lumit e ka marrë me vete për të paktën 6 km duke e nxjerrë në fshatin Selane.