JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E tmerrshme! Iu ngulën shufrat e hekurit në qafë dhe gjoks, punëtori i ndërtimit shpëton mrekullisht
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 31/07/2020 23:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një punëtor kinez ndërtimi, i ka shpëtuar vdekjes mrekullisht, pasi u rrëzua gjatë punës dhe dy shufra hekuri iu ngulën njëra në qafë dhe tjetra në pjesën e gjoksit. Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Jiangsu lindore të Kinës. Burri mbijetoi pasi të dy shufrat nuk i prekën organet e tij vitale dhe enët kryesore të gjakut. Aksidenti ndodhi në një kantier ndërtimi në Rugao, Nantong, rreth orës 7:30 të mëngjesit, më 27 korrik.

Identiteti i punëtorit nuk është bërë i ditur, ndërsa besohet se ai ra në themelin e një ndërtese rreth katër metra nën tokë. Pasi e dërguan me urgjencë në spital, mjekët hoqën me sukses shufrat, ndërkohë që gjendja e tij është përmirësuar dhe paraqitet e qëndrueshme.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania