“Nuk është koha për futboll”, shfryn Tevez: Pandemia po na shkatërron, spitalet në kolaps

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31.07.2020, 12:05

Koronavorusi po vazhdon përhapjen me shpejtësi në çdo cep të botës dhe një sektor i prekur është edhe futbolli. Kjo lojë po zhvillohet me ndryshime të mëdha për shkak të pandemisë.

Së fundmi, sulmuesi i njohur argjentinas, Karlos Tevez, bën apel që futbolli të ndërpritet, për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Argjentinë prej koronavirusit. Mbi 178 mijë persona janë infektuar me Covid-19, teksa numri i personave që kanë humbur jetën ka kaluar shifrën 3300.

Në një prononcim për “Tyc Sport”, bomberi i Boka Zhuniors, i cili në të kaluarën ka fituar shumë trofe të rëndësishëm me skuadra Europiane, rrëfen situatën i shqetësuar.

Ai u shpreh:

Nuk është momenti për të luajtur futboll, shumë njerëz po vdesin. Ka shumë presion nga të gjithë anët, por është shumë e vështirë të kthehesh në fushë kur sheh kaq persona që po humbasin jetën. Nuk është momenti i duhur. Spitalet janë në kolaps. Edhe familja e nuses time u prek, por ata janë të fortë dhe ia dolën të shërohen. CONMEBOL ka zgjedhur 15 shtatorin për rifillimin e Kupës Libertadores, por nuk duhet të nxitohemi. Jam i shqetësuar për shëndetin e njerëzve. E di që ka shumë biznes brenda futbollit, por shumë njerëz janë të sëmurë dhe po luftojnë me jetët e tyre“.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit