JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Format i ri, zbulohet ideja e çmendur për Serinë A
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/07/2020 9:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbolli nuk është më i njëjti me pandeminë e koronavirusit dhe në Itali po përgatiten për sezonin e ri duke marrë që tani masat.

Në mediat italiane, po qarkullojnë hipotezat e para për ta zgjidhur problemin e futbollit dhe bëhet fjalë për ndërhyrje direkte në ndryshimin e formatit të sezonit të ardhshëm.

Është një ide që nuk u pëlqen sigurisht klubeve, për shkak të dëmit financiar. Sipas informacioneve të gazetës “La Repubblica”, mund të kemi një reduktim të javëve nga 38 që janë aktualisht dhe verdiktet e sezonit të jepen përmes “play off”-eve dhe “play out”-it.

Më specifikisht, do të luhej një sezon i rregullt prej 19 javësh dhe pastaj do të niste faza e “play off”-eve dhe “play out”- it me dhjetë skuadra secila.

Pritet që të qartësohet më vonë se si mund të ndahen ndeshjet brenda dhe jashtë shtëpisë në 19 javët e rregullta.

Gjithsesi, jemi ende në fazën e një ideje dhe do të shohim nëse gjithçka do të konfirmohet së shpejti ose do të hidhet poshtë për të studiuar një tjetër zgjidhje.